-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stoltenberg: Nuk do të ketë zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur në një konferencë për shtyp pas një takimi të ministrave të mbrojtjes të aleancës.

Vendet e NATO-s janë të bashkuara në mbështetjen e qëndrimit të aleancës se ajo nuk do të krijojë një zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë, pavarësisht se presidenti i saj, Volodymyr Zelenskiy, ka bërë thirrje vazhdimisht për një të tillë.

“Nuk do të ketë dislokim të kapaciteteve ajrore apo tokësore në Ukrainë dhe ky është qëndrimi i bashkuar i aleatëve tanë”, u tha ai gazetarëve.

Ai shtoi se, NATO e sheh shkatërrimin, vuajtje njerëzore në Ukrainë, por kjo mund të bëhet edhe më e keqe nëse NATO ndërmerr veprime që në fakt e shndërrojnë këtë në luftë të plotë midis NATO-s dhe Rusisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit