Një tërmet me magnitudë 4.6 Rihter ka tronditur mëngjesin e sotëm ishullin e Kretës. Mediat greke raportojnë se lëkundjet e tokës janë ndjerë në orën 04:00.
Epiqendra e tërmetit është shënuar 18 kilometra në perëndim-jugperëndim të fshatit bregdetar Arvi, në prefekturën e Heraklion, në jug të Kretës, njoftuan autoritetet.
Thellësia e tërmetit që u ndje veçanërisht në Heraklio ishte 14.4 kilometra.