Në Durrës është krijuar një situatë frike dhe alarmi pas ngordhjes së pulave.
Ministria e Bujqësisë konfirmon se nuk bëhet fjalë për grip shpendësh, por për një tjetër sëmundje, të quajtur “laringotrakeiti infektiv”, që nuk transmetohet nga shpendët tek njerëzit.
Dy fermat e rritjes së shpendëve në Durrës, të cilëve u kanë ngordhur 200 mijë pula janë vendosur në karantinë.
Sa i përket shifrave të shpendëve të ngordhur, ato nuk përputhen mes vetëdeklarimit të pronarëve të pularive dhe konstatimit të ministrisë.
Kjo e fundit thekson se kanë ngordhur 200 000 pula, ndërkohë që pronarët e pularive këmbëngulin në shifrën 500 000.