Autoritetet në qytetin lindor të rrethuar të Mariupolit , pohuan se në 90% e ndërtesave në qytet janë shkatërruar nga forcat ruse në bombardimet e tyre të përditshme të qytetit.
Lesia Vasylenko, një deputete ukrainase, shkroi në Twitter se qyteti po “shkatërrohet nga qielli” dhe përsëriti thirrjen e Presidentit Volodymyr Zelensky drejtuar vendeve perëndimore për të vendosur një zonë të ndaluar fluturimi mbi vend.
Raporti vjen mes raporteve se ekipet e shpëtimit në qytet po përpiqen të nxjerrin të mbijetuarit e një sulmi në një teatër, ku rreth 1000 njerëz kryesisht gra dhe fëmijë ishin fshehur në një strehë për bomba. Përpjekja e shpëtimit po vazhdon mes bombardimeve të forta nga forcat ruse në periferi të qytetit.