Së fundi modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka ndarë në këtë media sociale një foto ku shkruan: Ju ndodh edhe ju të fiksoheni me një palë atlete e deri sa t’i dali boja s’i hiqni më nga këmba?
Kësaj pyetjeje Ermali i është përgjigjur duke shkruar: Na ndodh motër na ndodh… të gjithë kemi qënë pa lekë dikur.
Komenti i tij ka shkaktuar të qeshura tek ndjekësit që kanë nisur të replikojnë dhe ta pëlqejnë komentin e tij.
Adrola ka vendosur të mos i është përgjigjet komentit të Ermalit.