Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë u përfshi në debate të forta dhe akuza që në nisje. Shkak ishte kërkesa e dy grupeve, të PD-së dhe deputetëve të “Foltores” së Sali Berishës me kryeministrin Edi Rama për rritjen e çmimeve nuk është futur në rend dite.
Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, nuk i ka pranuar kërkesat e opozitës për të futur kërkesën për interpelancë dhe mocionin për debat. Nikolla ka sqaruar se kërkesa nuk është pranuar për shkak të rregullores, pasi sipas saj, kërkesa duhej të bëhej ditën e hënë.
Me votim, kërkesa e opozitës u rrëzua, ndërsa kryetari i grupit të PD-së, Taulant Balla akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se qëndron pas protestave.
“Cështje çmimesh me non gratat është e pamundur që të bëjmë debat, pasi keni prej ditës që parë që keni gurin, por nuk keni fshehur as dorën. Nuk ka asnjë dyshim, që ne duam dhe në cdo moment të bëjmë debat, por duam ta bëjmë direkt me ata që preken nga pasojat e kësaj lufte, që janë qytetarët e thjeshtë të këtij vendi.
Në këto momente kryeministri është në një takim me qytetarë që janë prekur nga kjo. Sa për Saliun tuaj, që nuk e ka ditur kurrë sa është çmimi i naftës, se nuk e ka paguar kurrë nga xhepi i vet, ju lutem na e kurseni atë lloj pisllëku në këtë sallë. Zoti Spaho keni qenë dikur kryetar i grupit të PD-së, që “rahmet pastë”.
Ju vazhdoni ngarkoni kamionët dhe autobusët për të sjellë mbetjet e non gratave, por që sa kohë Sali Berisha, televizioni i të birit të Saliut dhe të Vladimir Putinit t’i bëjnë jeohnë protestave ju mbajeni me shëndet” tha ai. “Mos u merr me Bravën se ka vdekur Bravaxhiu” tha Edmond Spaho, deputet demokrat, që ka kaluar me grupin e Berishës.