Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku e ftuar ne Opionin, tha se gjendemi në një situatë emergjence dhe për këtë arsye shtetit i duhet të kontrollojë çmimet në treg. E ftuar në në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Balluku tha se shteti nuk ka të drejtë të kontrollojë një ekonomi tregu, por situata ku jemi e detyron shtetin për të hyrë në treg.
”Shteti nuk ka të drejtë të kontrollojë, por ne gjendemi në një gjendje emergjence. Kjo nuk është një gjendje e jashtëzakonshme për momentin akoma, por sidomos sektori i naftës dhe gazit… Dhe nëse bazohet në aktet nënligjore që ne kemi, situata ku jemi e detyron shtetin në të mirë të konsumatorit për të hyrë në treg”, tha Balluku.