-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha bëhet i “gjallë” pas tre ditësh: Nuk kam lajme

Kryesoret

Ende nuk ka reflektim dhe dorëheqje. Lulzim Basha u shfaq sot duke reaguar pas tre ditësh heshtje. Gazetarët arritën që ta “kapnin” vetëm për më pak se 30 sekonda për t’i shkëputur një prononcim përpara se të futej në selinë e PD-së.

Lideri demokrat, që i gjithë grupi i ka kërkuar dorëheqjen në bllok u shpreh se mbetet në dispozicion të demokratëve për cdo zgjidhje, por sërish nuk tha se do të jepte dorëheqjen duke vijuar lëvizjet taktike me blerjen e kohës për uljen e gjakrave.

“Unë jam mirënjohës për ndihmën që jep cdo anëtar i PPE-së për PD-në, për demokratët. E dyta, që nuk është lajm për ju, unë mbeten në dispozicion për të bërë gjithçka për hir të demokratëve dhe për të bashkuar PD-në” tha ai.

Sot në Tiranë ndodhet ish-eurodeputeti Elmar Brok, pjesë e Partive Popullore Europiane, po a ka ardhur ai për të negociuar zgjidhjen e krizës në PD?

Basha nuk dha detaje, por u shpreh se “Unë jam mirënjohës për ndihmën që jep cdo anëtar i PPE-së për PD-në, për demokratët” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit