-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmimi i naftës në Kosovë do të ulet sërish

Kryesoret

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të ketë ulje të çmimit të derivateve të naftës deri në 1.40 euro.

Berjani tha se shumica e kompanive janë duke punuar me humbje spasi kanë marrë derivate me çmim shumë të lartë.

Sipas tij, nëse ka dyshime për manipulime me çmime, atëherë secili qytetar duhet t’i drejtohet Prokurorisë.

“Këto ditë s’ka nevojë të pyetet për rritje të çmimit por për zbritje të çmimit. Çmimet shkojnë 1.49 euro dizesel deri në 1.52. Benzina është 1.40. Qytetarët janë duke u shërbyer me çmime të reja ku dihet se në Kosovë piku më i lartë i derivateve ka qenë 1.82 ku ka zbritur 1.50. Çmimet janë duke rënë.

S’ka marrëveshje për rritje, as për zbritje. Shumica e kompanive janë duke punuar me humbje pasi kanë marrë derivate me çmim shumë të lartë dhe tani duhet të shiten me çmim të ulët. Nuk ka manipulim me çmime”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit