Është zhvilluar një bisedë e re telefonike mes Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin.
Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu nga Lviv, ku u takua me kolegun ukrainas Dimitri Kuleba, vetëm një ditë pasi takoi edhe ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov në Moskë.
“Kjo luftë duhet të përfundojë menjëherë. Ne vazhdojmë që nga dita e parë e konfliktit të punojmë pa u lodhur për t’i dhënë fund kësaj gjakderdhjeje. Për këtë ne ftuam Lavrov dhe Kuleba në Antalia javën e kaluar. Gjithashtu për këtë çështje foli edhe presidenti Erdogan dje me presidentin ukrainas Volodimir Zelensky, e ndërsa sot ai pati një bisedë telefonike me Vladimir Putin”, tha Çavusoglu.