Këshilltarët e Kuvendit të Prishtinës nga lëvizja Vetëvendosje kanë kritikuar qeverisjen në krye të Prishtinës të Përparim Ramës në këto 100 ditë.
Sipas anëtarëve të LVV-së, Rama gjatë këtyre ditëve të punës ka vizituar Londrën, Tiranën e Prizrenin si dhe ka sjellë shtrenjtimin e taksive në kryeqytet.
LVV në Prishtinë thekson se gjatë 100 ditëve të qeverisjes Rama, ai ka mbajtur vetëm një seancë të rregullt, ndërsa ka ndalur edhe subvencionimin për COVID-19.