-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga Titi me porosi të Qorrit, “Spongebob”-i që çoi pas hekurave Elsa Lilën

Kryesoret

Hetimet që vunë në pranga këngëtaren e famshme Elsa Lila në Itali kanë nisur që në vitin 2019 nga Capogna, që furnizonte grupin me drogë.

Mediat italiane, bëjnë të ditur se nga aty hetuesit mbërritën te shqiptari Petrit Bardhi, një boksier amator, i cili njihet si “Titi”. Hetimet ndaj tij kishin nisur që në vitin 2015, atëherë dyshohej si anëtar i bandës së Fabrizio Piscitelli, i njohur si Diabolik. Udhëheqësi i tifozëve ultras të Lazios, i cili u vra në gusht të vitit 2019.

Duke vijuar punën, hetuesit italianë arritën te “Rindi” dhe “Qorri” dy shqiptarë të tjerë të moshën 36 dhe 33 vjeç. Së bashku me ata, në grup, mes të tjerëve ishin edhe ‘Cesk’, krahu i djathtë i ‘Rindit’ dhe një 48-vjeçar nga Roma, i cili kishte për detyrë të ruante drogën në atë që ishte kthyer në magazinë, në Torrevecchia. Bazat e tjera të magazinimit, nga ana tjetër, ishin në Vitinia dhe Acilia.

Gjatë hetimeve, policia arriti të sekuestrojë gjithsej 5 kilogramë kokainë dhe 43 kilogramë marijuanë dhe 82 kilogramë hashash. Në një rast, më 30 janar 2019, një i ri nga Roma ra në pranga e policisë pasi kishte blerë 500 gramë kokainë. Sipas mediave italiane, droga i ishte shituar atij nga “Titi” dhe “Cesk” me porosi të “Rindit” dhe “Qorrit”.

Kokaina ishte e ambalazhuar në formën e personazhit vizatimor Spongebob, nga ku iu vendos emri edhe operacionit që vuri në pranga edhe Elsa Lilën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit