-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rezervat shtetërore të Kosovës mbarojnë për 10 ditë?

Kryesoret

Mielli dhe prodhimet e miellit, ilaçet, produktet higjienike, si dhe nafta, janë produktet kryesore që përbëjnë rezervat shtetërore të Kosovës.

Ato mund të përdoren në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e katastrofave natyrore, luftërave apo edhe krizave në furnizim, thotë një nga themeluesit e rezervave shtetërore të Kosovës, Shaban Halimi, tashmë në pension.

Lufta në Ukrainë dhe pengesat në zinxhirin furnizues shkaktuan panik në disa prej vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën, ku javëve të fundit u rrit kërkesa për blerje të miellit dhe vajrave.

Kjo situatë nxiti edhe debatin se a ka Kosova rezerva të mjaftueshme.

Rezervat shtetërore të Kosovës janë themeluar në vitin 2012.

Halimi që ka ushtruar pozitën e drejtorit të rezervave shtetërore, shpjegon se vendimi për të krijuar rezervat shtetërore të Kosovës, ishte marrë pas rrëshqitjes së një orteku bore në fshatin Restelicë në komunën e Dragashit. Në këtë tragjedi kishin vdekur dhjetë persona.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet nga tragjedia e Restelicës, Halimi thotë se rezervat shtetërore të Kosovës nuk janë zhvilluar sa duhet.

Ai thotë se në rast të ndonjë gjendjeje të jashtëzakonshme natyrore apo agresioni ushtarak, Kosovës i mbarojnë rezervat shtetërore për një periudhë prej dhjetë ditësh.

“Qeveria duhet të reflektojë dhe të kuptojë rolin dhe rëndësinë e rezervave shtetërore që mund të kenë ato në rast të agresionit, fatkeqësive natyrore e mos dhëntë Zoti, edhe në rast të ndonjë lufte”, thekson Halimi.

Halimi i rekomandon Qeverisë të rrisë sasinë e rezervave, nisur nga produktet bazike për jetesën.

Qeveria i konsideron sekrete dhe nuk flet për rezervat.

Sasia e saktë, lloji i produktit dhe vendndodhja e mallrave që janë në kuadër të rezervave shtetërore nuk dihet.

Ato konsiderohen ‘sekret shtetëror’ sipas Ligjit për rezervat shtetërore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit