Pas përfaqësuesit të lartë të BE, Joseph Borrell, sot Tiranën do ta vizitojë për herë të parë i dërguari i Posaçëm i sapoemëruar i qeverisë gjermane për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili do të takojë kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka, si dhe deputetë, përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile.
Por ajo që tërheq më shumë vëmendjen është fati që nuk do të takojë Lulzim Bashën, por n/kryetarin e PD-së, Enkelejd Alibeaj. Lulzim Basha prej tre ditësh nuk është shfaqur në media, pasi grupi i kërkoi dorëheqjen në bllok.
Sarrazin do të takojë edhe Genc Pollon, ish-deputet, sot në krah të grupit të “Foltores” së Sali Berishës. Por a është takimi i sotëm mes Sarrazit dhe Pollos, një njohje e grupit të Sali Berishës nga Manuel Sarrazin?
Gjithashtu sot në Tiranë ndodhet edhe ish-eurodeputeti Elmar Brok, pjesë e Partive Popullore Europiane. Por a ndodhet ai në Tiranë për të negociuar krizën në PD?