Pas një kërkese të autoriteteve gjermane se qytetarët në këtë shtet të BE po vidheshin nga Shqipëria, ka reaguar SPAK.
Report Tv raporton se me urdhër të SPAK janë vënë në pranga 20 punonjës te Call Center në Tiranë dhe Durrës pasi akuzohen për mashtrim.
Përmes platformës Forex ata mashtronin gjermanët që të investonin në bursë duke u vjedhur milionat. Aktualisht operacioni po zhvillohet në Tiranë dhe Durrës dhe SPAK po vijon me zbatimin e arrestimeve.