-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelenskiy: Rusia shtet terrorist, ta njohë bota

Kryesoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e ka quajtur Rusinë një shtet terrorist dhe tha se sulmi i saj në Mariupol nuk ishte i ndryshëm nga rrethimi i Leningradit.

Në fjalimin kombëtar të mërkurën vonë në mbrëmje ai tha se krimet e luftës të Rusisë vazhdojnë dhe prandaj duhen sanksione të reja kundër saj.

“Lufta nuk ka të ndalur ende. Krimet e luftës të Rusisë vazhdojnë. Ekonomia ruse është ende në gjendje të mbajë makinën ushtarake. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për sanksione të reja kundër Rusisë. Bota më në fund duhet të njohë zyrtarisht se Rusia është bërë një shtet terrorist”.

Zelensky iu drejtua drejtpërdrejt rusëve, duke u kërkuar atyre të pyesin nëse rrethimi i Mariupolit është i ndryshëm nga rrethimi i Leningradit. Duke folur në rusisht, ai tha: Qytetarë të Rusisë! Si ndryshon rrethimi juaj i Mariupolit nga rrethimi i Leningradit gjatë Luftës së Dytë Botërore? 

Ai u bëri thirrje ushtarëve rusë që dorëzojnë armët për të mbijetuar. Çdo ushtar rus që do të lëshojë armët do të ketë një shans për të mbijetuar, shtoi ai.

“Ka ende një mundësi. Ekziston një mundësi për çdo ushtar të dërguar në territorin e vendit tonë, për secilin që nuk është vrarë, plagosur apo kapur. Ushtria ruse po pëson humbje që nuk i pa në Siri apo Çeçeni; që trupat sovjetike [nuk i kishin] në Afganistan. Nëse lufta juaj, lufta kundër popullit ukrainas, do të vazhdojë, nënat e Rusisë do të humbasin më shumë fëmijë sesa në luftërat afgane dhe çeçene. Pse ju duhet? Çdo ushtar rus që do të lëshojë armët do të ketë një shans për të mbijetuar”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit