Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës në takimin me Shoqatën e Transportit u kërkoi qytetarëve të përdorin transportin urban për të lëvizur dhe jo makinat e tyre.
Ajo tha se nuk është vetëm rritja e çmimit të naftës shkaku por dhe mungesa e produktit.
Ministrja gjithashtu kërkoi rritje të cilësisë së shërbimit nga transporti urban.
“Sot më shumë se kurrë transporti merr rëndësi të vecantë jo vetëm se ne duam të jetë sa më shumë i përdorshëm nga qytetaret ndaj kemi marrë këtë paketë kompensimi por nga ana tjetër edhe ata që se kanë përdorur deri më sot ti drejtohen transportit publik për arsye të kursimit dhe jo vetëm për cmimin por dhe mungesën me të cilën do përballen tregjet e karburantit qe ne urojme te mos ndodhe por kemi indicie që ka mundësi të lartë për të ndodhur.
Përdoruesit e automjeteve ti kthehen transportit urban, transporti urban duhet të rrisë cilësine e tij nga automjetet që përdoren nga korrektësia ekzaktësia e orareve dicka për të cilën qytetarët ankohen dhe vuajnë dhe të jetë në legjitimitet të plotë se ky sektor ka dhe një problematike për sa i përket ndërhyrjeve nga subjektet e palicensuara”, tha ministria Balluku.
Ndër të tjera ministrja Balluku tha se rritja e çmimit të biletës është e papranueshme në këto momente.
“Rritja e cmimit të biletës për ne nuk është e pranueshme në këto momente, ashtu si ju e dini e jeni dakort me këtë.
Sipas analizave kemi marrë vendim për të kompensuar me 100 lekë cdo litër nafte që ju përdorni për transportin.
Kemi nxjerrë një formulë për të cilën ju do informoheni e gjithë komopensimi do vijë përmes Tatimeve ne do arrijmë të bëjmë kompensimin real të naftës bazuar mbi shifrat që ju keni përdorur”, shtoi Balluku.