-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bombardohet qyteti më i “sigurt” në Ukrainë, vetëm 70 km nga Polonia

Kryesoret

Kryebashkiaku i qytetit të Lvivit në Ukrainë, Andriy Sadovy, ka thënë në llogarinë e tij në Telegram se një sulm me bomba ka ndodhur pranë aeroportit të qytetit perëndimor të Ukrainës mëngjesin e së premtes.

Ai ka theksuar se raketa nuk ka rënë në aeroport por në një ndërtesë aty pranë. Nëse konfirmohet se ky ka qenë sulm rus, atëherë ai përbën sulmin më të afërt në qytetin historik të Lvivit, prej shpërthimit të luftës.

Lvivi është 70 kilometra larg kufirit me Poloninë dhe kryesisht larg prej betejës që po zhvillohet në lindje dhe jug të Ukrainës.

Në këtë zonë nuk është raportuar për bombardime deri pesë ditë më parë, kur një sulm ka goditur qendrën për stërvitje ushtarake në Javoriv, 30 kilometra larg Lvivit.

Ky qytet është konsideruar deri më tani “strehë e sigurt”, pasi shumë ukrainas nga qytetet e bombarduara janë nisur drejt tij.

Disa media kanë raportuar se ky mund të jetë tentim i forcave ruse “për të ndalur furnizimet me armë në këtë shtet”, pasi ato kryesisht hyjnë në Ukrainë përmes Polonisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit