-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Do futen pa viza dhe kontrolle, autobusi me ukrainas gati, por ka një problem

Kryesoret

Ditën e sotme sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave shtetasit ukrainas që largohen nga fronti i luftës do mund të strehohen për 1 vit në Shqipëri pa pasur nevojë për vizë.

Pas këtij lajmi konsulli i nderit të vendit tonë në Ukrainë, Bledar Bajraktari ka bërë të ditur se një autobus me 40 gra dhe fëmijë është gati për tu nisur drejt vendit tonë, por ka një problem për drejtimin e tij.

Duke qenë se burrat ukrainas janë në frontin e luftës është e vështirë që të gjendet një shofer që të drejtoj mjetin deri në Shqipëri.

Shqipëria ende nuk ka një plan se sa refugjatë mund të përballojë, se sa do të jetë kostoja e pritjes të tyre dhe ku do të strehohen ata. Deri më tani është rënë dakord parimisht, që refugjatëve ukrainas t’u krijohen kushtet e nevojshme për strehim, por kapacitetet e strehimit janë të pakta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit