-sidi education-spot_img
24.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

25O vjetori i pavarësisë dhe marrëdhëniet amerikano-gjermane!

Kryesoret

Që nga themelimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1776 gjermanët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë vend. Sipas sondazheve qytetarët amerikanë me prejardhje gjermane përbëjnë madje grupin më të madh etnik në SHBA. Nga ana tjetër ndikimi i SHBA-së në Gjermani, veçanërisht që nga shekulli XX, ka qenë shumë i madh dhe kjo vazhdon edhe sot. Aktualisht marrëdhëniet janë të tensionuara. Kjo lidhet kryesisht me Donald Trumpin, ndoshta presidentin më pak të pëlqyer të SHBA-së në Gjermani, paraardhësit e të cilit gjithashtu vinin nga Gjermania. Por marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë më tepër se vetëm politikë.

Një oficer prusian në Luftën për Pavarësi

Oficeri prusian Friedrich Wilhelm von Steuben shkoi në Amerikën e Veriut në vitin 1778 dhe luftoi në pozicione drejtuese kundër pushtetit kolonial britanik gjatë Luftës Amerikane për Pavarësi.

Që nga viti 1957 për nder të tij organizohet çdo vit Parada Steuben në Nju-Jork.

Punonjës gjermanë në SHBA
Dhjetëra-miliona gjermanë emigruan në SHBA, veçanërisht gjatë shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX. Ndër ta kishte edhe mjekë gjermanë që arritën në vitin 1912 në qendrën e pritjes në Ellis Island, në lumin Hudson.

Në një sondazh të vitit 2022, rreth 50 milionë qytetarë amerikanë deklaruan se prejardhja e tyre kryesore ishte “gjermane”. Kështu amerikanët me prejardhje gjermane përbëjnë grupin më të madh etnik në SHBA.

Trupat amerikane kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore

Dy luftëra botërore, në të cilat amerikanët luftuan kundër gjermanëve, i vunë marrëdhëniet mes dy vendeve në një provë të vështirë. Në të ashtuquajturën D-Day, më 6 qershor 1944, ushtarët amerikanë zbarkuan në Francën e pushtuar nga Rajhu Gjerman.

Së bashku me aleatët e tjerë, ata çliruan Evropën dhe vetë gjermanët nga nacional-socializmi, edhe pse jo të gjithë gjermanët e përjetuan atëherë këtë si çlirim.

Gjatë pushtimit amerikan të Gjermanisë marrëdhëniet dashurore midis ushtarëve amerikanë dhe grave gjermane ishin rreptësisht të ndaluara. Megjithatë ky ndalim u hoq më 22 korrik 1945.

Dhe sipas vlerësimeve 15.000 deri në 20.000 gra gjermane u martuan gjatë dhe menjëherë pas luftës me ushtarë amerikanë të forcave pushtuese. Numri i fëmijëve nga këto lidhje, shpesh të papranuar zyrtarisht, vlerësohet të jetë midis 100.000 dhe 220.000.

Elvis Presley në Gjermani

Kur Elvis Presley filloi shërbimin ushtarak në Gjermani në vitin 1958, ai ishte tashmë yll ndërkombëtar i muzikës pop. Ai mishëronte stilin e jetës dhe frymën e një brezi të tërë, edhe në Gjermani. Në këtë mënyrë, ai u bë një ambasador jozyrtar i vendit të tij në Republikën Federale të Gjermanisë.

“Mbreti i Rock’n’Roll”-it e ka kryer shërbimin ushtarak në Friedberg. Në Bad Nauheim të landit Hessen, ku Elvisi jetonte në atë kohë, ekziston prej kohësh një rrugë që mban emrin e tij: Elvis-Presley-Straße.

Presidenti John F. Kennedy: “Unë jam berlinez”

Në vitin 1963, Berlini ishte i ndarë prej dy vitesh nga muri në sektorin lindor sovjetik nga tre sektorët perëndimorë. Pikërisht atëherë presidenti amerikan John F. Kennedy vizitoi Berlinin Perëndimor. / DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit