-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekstradohet nga Belgjika lezhjani, vrau për një këngë në tallava

Kryesoret

Mariglen Përgjini , 36 vjeçari nga Lezha, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga polica gjatë ditës së sotme.

Operacioni i arrestimit u krye me bashkëpunim të forcave të Belgjikës dhe të Shqipërisë.

Përgjini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai përdorte një pasaportë të falsifikuar bullgare për të shmangur identifikimin nga policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Intepol Belgjikën, vijon punën për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

“Shtetasi Mariglen Përgjini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 18 vjet burg, nga të cilët i kanë mbetur për të kryer edhe 10 vjet, 4 muaj dhe 27 ditë burg, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”,” shkruhet në njoftimin e policisë.

36 vjeçari pati një konflikt në një lokal tallavaje, për preferncat e muzikës dhe gjatë sherrit banal ai vrau Maldin Shtjefni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit