Ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu,ka deklaruar, “Kishte mospranueshmëri për të ecur bashkë. S’u bëmë palë. Qëndrimi im i vetëm është për opozitë të bashkuar. Në nivel lokal mund t’i bashkonim strukturat politike, si ata të Berishës si ata të Bashës. I kam kërkuar të marrë vendim sa më shpejt dhe sa më racional. Pa e lënë veten të marrin vendim të tjerët për të. Vendimi më racional është dorëheqja.“