Kompania “Comesens” po kërkon infermierë të rinj nga Kosova që dëshirojnë të punojnë në Gjermani. Kjo kompani gjermane ka vepruar në Kosovë prej një viti e gjysmë. Meqë, në vend infermieria është profesioni që kërkohet shumë sipas kompanisë, atëherë u jepet mundësia që të shkojnë edhe në Gjermani për punësim, me ndihmën e saj.
Jars Sonntag, drejtor ekzekutiv i “Comesens Kosova” thotë: “Ka shumë të rinj që vijnë, në Kosovë shoh që njerëzit këtu janë më ambiciozë dhe njerëzit e tillë që janë ambiciozë dhe kompetentë nga ana mjekësore, kemi për ta nevojë si për ajrin që na duhet për jetë”.
Ai tregon se pagat janë të mira.
“Sigurisht një pagë e mirë, pagat janë rreth 3000-3500 euro në muaj. Sigurisht që ofrohet një karrierë, në fillim është me rëndësi të jeni komod, të mësohet gjermanisht, të edukohen edhe më tej nga ana profesionale, pasi pas 6 muajsh do ta bëjnë një test rreth njohurive. Ne i marrim njerëzit, ju ofrojmë banimin, akomodimin dhe çdo gjë të nevojshme. Duhet të sigurohemi që secili person që vjen atje ka të gjitha kushtet për të mësuar dhe të ndihet mirë. Sigurisht nëse ata kanë fëmijë, mund t’i marrin dhe fëmijët e tyre”, ka theksuar Sonntag.