Kreu i partisë më të madhe parlamentare opozitare dhe ish-kryeministëri i Bullgarisë Bojko Borisov ka kaluar natën e parë në paraburgim.
“Asnjë akuzë nuk është ngritur dhe nuk mund të ketë, sepse, sipas ligjit bullgar, akuzat mund të ngrihen vetëm me leje me shkrim të prokurorit, shpjegoi avokati Menko Menkov pas takimit me ish-kryeministrin Bojko Borisov. Sipas tij, arsyeja e ndalimit është korrupsioni, “por nuk thuhet se cili person është vjedhur nga Borisov, kur, për çfarë e si.”
Sipas policisë, përveç Bojko Borisovit, aktualisht në paraburgim janë edhe ish-Ministri i Financave Vlladisllav Goranov dhe ish shefja e shërbimit informativ qeveritar Sevdalina Arnaudova.
Edhe pse emri i Menda Stojanovës u përmend fillimisht në njoftimin e Ministrisë së Brendshme, ish-kryetarja e komisionit parlamentar të buxhetit mohoi të ishte në mesin e të arrestuarve.”Askush nuk është mbi ligjin!” Këtë postim e ka publikuar në profilin e tij personal në Facebook kryeministri Kirill Petkov.
Përfaqësues të organizatës rinore dhe udhëheqjes së GERB-it u mblodhën para shtëpisë së Bojko Borisovit. Sipas tyre ajo që po ndodh është “represion politik”.
Deri më tani Ministria e Brendshme nuk ka dhënë më shumë informacion, supozohet se në aksion është përfshirë edhe Prokuroria Evropiane.