Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e “arrestit në shtëpi” për Artan Koçiun, në shtëpinë e të cilit u gjetën 4 mijë ikona dhe vepra arti të dyshuara të vjedhura në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoninë e Veriut. Gjykata nuk mund të japë një masë sigurie më të rëndë se ai i kërkuar nga ana e prokurorisë.
Për këtë rast reagoi edhe Ministria e Kulturës një ditë më parë. Ministria thotë se po vazhdon me inventarizimin e veprave të sekuestruara.
Dyshohet se një pjesë e mirë e objekteve i përkasin trashëgimisë kulturore. Sipas policisë, dyshohet se këto vepra arti janë të karakterit fetar, të vjedhura në kishat Ortodokse në Shqipëri, Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut.
Sipas specialistëve të ministrisë së Kulturës janë objektet të vjetra dhe të mirëmbajtura: pjesë ikonostasesh nga objekte të vjetra kulti, objekte etnografike, objekte të artit pamor, objekte kulti liturgjike, libra të vjetër, Kodik, skrivane dhe mobilje të vjetra, EPITAF.