Aktualisht në Kosovë janë 644 raste aktive me COVID-19. Prishtina kryeson me numrin më të lartë të rasteve aktive. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) janë 164 raste, pasuar nga Ferizaj me 62 raste, Gjilani me 61, Prizreni me 48 dhe komunat tjera me dhjetëra raste.
Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 33 raste të reja me COVID-19.
Ndërkohë që po vazhdon vaksinimi antiCOVID-19. Ku në 24 orët e fundit 313 qytetarë u vaksinuan me dozat antiCOVID-19.
Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.818.721 doza të vaksinës.
Deri më sot 818.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 98.881 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.