Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim ishin sot në Universitetin Bujqësor për të njoftuar finalizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit të partneritetit strategjik me universitetin e Michigan-it në SHBA.
“Një tjetër hap konkret drejt ndërkombëtarizimit të universiteteve tona me Memorandumin e Mirëkuptimit mes Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe Michigan State University (MSU). Kjo marrëveshje ngre urat për bashkëpunimin akademik për trajnimet, kërkimin shkencor, zhvillimin e kurrikulës, sigurimin e cilësisë, duke e bërë më tej UBT një destinacion tërheqës për të rinjtë, në rrugën e reformës së ndërmarrë bashkarisht mes Rektoratit dhe Ministrisë së Bujqësisë e të Zhvillimit Rural.
Unë besoj se ky universitet është një nga të ardhmes, për të mos thënë që është i së ardhmes. Sepse këtu nuk është cështja sikur ka qenë universiteti bujqësor, merret me bujqësi, fshat dhe fshatar, këtu cështja është komplet tjetër dhe do të jetë gjithmonë e më shumë në fokusin e njerëzit e shoqërive, e vendeve, elitave akademike” tha ai.