-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbi 14 mijë të vrarë, Ukrainë bën bilancin e luftës, Rusia hesht

Kryesoret

Kur jemi në ditën e 23 të agresionit rus, Ukraina ka bërë bilancin e luftës, duke bërë të ditur se deri tani janë vrarë 14200 ushtarë rusë që nga fillimi i konfliktit.

Ndërkohë nga ana e saj Rusia pretendon se shifrat janë krejt të ndryshme nga ato që paraqet Ukraina. Në një përditësim të datës 3 mars, Rusia pretendoi se 498 nga trupat e saj ishin vrarë në luftime, por që praj asaj date nuk është dhënë më asnjë shifër.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë thanë të enjten se numri i viktimave ruse mund të jetë mbi 7,000 dhe 14 mijë të plagosur.

Ndër dëmet e tjera të shkaktuara në armatimet dhe automjetet ruse, Ukraina pretendon se forcat e saj kanë rrëzuar gjithashtu: 450 tanke, 93 avionë, 112 helikopterë dhe çaktivizoi 43 sisteme kundërajrore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit