Vetëm një ditë pas arrestimit të ish-kryeministrit Bojko Borisov për shpërdorim fondesh të Bashkimit Europian, në parlamentin bullgar kanë nisur menjëherë tensionet mes deputetëve.
Në seancën e së premtes, vetëm hyrja e sigurisë bëri të mundur të ndalte përplasjet fizike, ndërsa seanca u ndërpre kur një prej deputetëve të GERB-SDS, të ish-kryeministrit Borisov, Daniel Mitov, akuzoi qeverinë se po synon të godasë opozitën me këtë lëvizje. Ai e krahasoi mahorancën e vendit me Hitlerin, por edhe me Putin, duke thënë se opozita do të ngrihet edhe më e fortë pas këtij veprimi.
Ish-kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov është arrestuar nga autoritetet bullgare mbrëmjen e së enjtes, në kuadër të një hetimi të kryer në bashkëpunim me zyrën e prokurorit të BE, për shpërdorim fondesh.
Ministria e Brendshme bën me dije se mes të arrestuarve të tjerë janë dhe ish-ministri i Financave, Vladislav Goravon, ish-kreu i komisionit parlamentar të Financave, Menda Stoyanova, si dhe këshilltarja e Borissov për mediat, Sevdalina Arnaudova.