-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Ambasadorja “qesh me lot” me Ramën, salla “shpërthen” në gallatë

Kryesoret

Ditën e sotme Universiteti Bujqësor firmosi një marrëveshje bashkëpunimi me universitetin e Michigan-it në SHBA për trajnimet, kërkimin shkencor, zhvillimin e kurrikulës, sigurimin e cilësisë, duke e bërë një destinacion tërheqës për të rinjtë.

Në ceremoni nuk munguan batutat dhe “thumbat” e kryeministrit Edi Rama për SHBA për predikimet që i jep me shumicë, por kur vjen puna te gjërat konkrete është më dorështrënguar. Batutat e kreut të qeverisë dhe paralelizmi me kohën e komunizmit për premtimet për realizimin e planit shkaktuan të qeshura në sallë dhe te  ambasadorja Yuri Kim.

Është normalizuar sistemi. Kanadaja ka marrë një pjesë të madhe (studentë), edhe SHBA, jo aq sa premtuan, por një pjesë, sepse e kanë atë zakon që premtojnë shumë dhe bëjnë më pak, por kur vjen puna te gjërat konkrete, kur vjen puna te vlerat dhe standardet na japin pa pushim sepse nga ato kanë shumë, dhe ne i marrim me kënaqësi.

Predikimet i kemi këtu me bujari të madhe, kur vjen puna te gjërat konkrete i japin, por me kujdes se nuk kanë të “shkretët”, nuk janë në pozitë që të japin shumë, nuk ka problem. Por na vjen shumë mirë që jemi të gjithë sot këtu.

Më pëlqeu ajo pjesa që tha rektori, “ju garantojmë zonja ambasadore”. Mu kujtua koha kur vinte sekretari i partisë dhe i thoshte dekani, “ju garantojmë shoku sekretar që ne do të punojmë që partia dhe populli të jenë krenar për ne”. Edhe në ju garantojmë. Suksese dhe rroftë miqësia shqiptar-afgane” mbylli fjalën Rama duke shkaktuar të qeshura te ambasadorja dhe në sallë.

Jam e sigurt që përkthimi nuk ishte në rregull” tha Kim duke qeshur, ndërsa Rama iu përgjigj “do pushohet përkthyesi tani”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit