“Zelensky dëshiron të shtyjë presidentin amerikan në një konflikt me Rusinë. Ne jemi mësuar me sanksione dhe se ato do të na bëjnë më të forta”. Kështu është shprehur në një deklaratë këtë të premte ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, teksa ka folur për luftën në Ukrainë.
Ai ripërsëriti thirrjen ndaj vendeve që dërgojnë armë në Ukrainën, se do të bombardohen këto dërgesa. “Roli i sanksioneve është shumë më strategjik; është thelbi i kursit strategjik perëndimor. “Do të thotë, të margjinalizojmë Rusinë, ta kufizojmë atë, t’i japim fund zhvillimit të Rusisë dhe gjithashtu të anulojmë rolin e saj në politikën botërore, ekonominë, sportin, shkencën, artin, arsimin ”, tha ministri i Jashtëm rus, duke thënë se ata janë mësuar me sanksione.
“E vetmja gjë në të cilën do të kenë sukses është të na forcojnë më shumë” , shtoi ai. Të enjten, Zelensky, duke folur para Kongresit Amerikan, bëri thirrje për vendosjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore në Kiev, duke përfshirë S-300.