Babë e bir janë prangosur sot në Shkodër, pasi akuzohen se kanë mbjellë 2600 fidanë kanabisi brenda një sere në fshatin Melgushë të Vaut të Dejës, në Shkodër.
Policia e Shtetit u njoftua në rrugë operative se dy persona kishin mbjellë kanabisi, e pas kontrolleve në terren, gjetën babë e bir duke punuar brenda saj. Kështu në që pranga kanë përfunduar: L.Sh., 51 vjeç dhe E.Sh., 26 vjeç, të cilët akuzohen se kanë kryer veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.
NJOFTIMI I PLOTË:
Vau i Dejës/Shkodër
Finalizohet operacioni policor i koduar “Melgusha”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimin të bimëve narkotike. Operacioni u realizua nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë, Vau i Dejës. Evidentohet një serë, në të cilën ishin kultivuar 2600 fidanë, të dyshuar kanabis. Arrestohen në flagrancë babë e bir, pronarët e ambientit (serë). Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Strukturat Hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Melgusha”. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, u ushtrua kontroll në një serë, në lagjen “Shegaj” të fshatit Melgushë, të Vaut të Dejës. Si rezultat i kontrollit u gjetën dhe u asgjesuan 2600 fidanë, të dyshuar kanabis, që ishin kultivuar në serë. Në vijim të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve L.Sh., 51 vjeç dhe E.Sh., 26 vjeç, (babë e bir), banues në Melgushë, Vau i Dejës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.