-sidi education-spot_img
14.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spielberg dhe e shoqja dhurojnë 1 mln $ për Ukrainën

Kryesoret

Regjisori i Hollivudit Steven Spielberg dhe bashkëshortja e tij, aktorja Kate Capshaw kanë dhuruar një milion dollarë për të mbështetur Ukrainën pas pushtimit rus.

Nëpërmjet fondacionit të tyre “Hearthland”, çifti ka dhënë paratë për disa organizata në dhe afër Ukrainës, duke përfshirë: Polish Red Cross, Polish Humanitarian Action, World Central Kitchen, Hebrew Immigrant Aid Society dhe Urgent Action Fund.

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës që zhvendosi miliona ukrainas, shumë nga yjet e Hollywoodit kanë qenë të gatshëm për të dhënë ndihmën e tyre.

Në fillim të këtij muaji, Mila Kunis, e cila ka lindur në Ukrainë, dhe bashkëshorti i saj, Ashton Kutcher, nisën një fushatë GoFundMe për të mbledhur 30 milionë që të ndihmojnë familjet ukrainase.

Në vazhdën e sulmit të saj në shkallë të plotë ndaj Ukrainës, Rusia është përballur me një goditje të shpejtë ekonomike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit