Gjatë një fjalim të Putin, ka ndodhur një e papritur. Telvizioni rus ka ndërprerë fjalimin e presidentit.
Atë po e ndiqnin dhjetëra mijëra persona.
Putin po përshëndeste përvjetorin e tetë të aneksimit rus të Krimesë, mes thirrjeve dhe entuziazmit patriotik. Por teksa ai po fliste, transmetimi u kthye në imazhe të ndryshme.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha më pas se fjalimi u ndërpre për shkak të një “dështimi teknik në server”.
Presidenti rus kishte lavdëruar trupat e tij, të cilat ai tha se vazhdonin të “luftonin heroikisht” në Ukrainë.
Fjalimi
Vladimir Putin hyri në stadium në orën 14:15.
Ai mbante veshur një xhup blu dhe një pulovër me qafë.
“Banorët e Krimesë duan të jetojnë në tokën e tyre, me atdheun e tyre historik, Rusinë”, tha fillimisht presidenti rus.
Në vijim, ai shtoi se “ata” – referuar banorëve – bënë gjënë e duhur duke kundërshtuar “nazistët”.
Më tej, Putin tha se qeveria ukrainase po organizonte operacione ndëshkuese ushtarake kundër Donbas-it.
“Ne ndërhymë me një operacion special për të ndaluar një gjenocid të rusëve: tani do të realizojmë planet tona”, shtoi presidenti rus.
Udhëheqësi i Kremlinit citoi edhe vargje nga Bibla.
“Nuk ka dashuri më të madhe se sa të japësh shpirtin për miqtë; në Rusi shohim një unitet që nuk ekziston për një kohë të gjatë”, theksoi ai, ndërsa perifrazonte Ungjillin e Shën Gjonit.
Fjalimi i Putinit zgjati pak më shumë se dy minuta dhe përfundoi me ovacione nga i gjithë stadiumi.