Shifrat e tamponëve të deklaruar gjatë 2021-shit, atyre të importuar dhe numrit të shtetasve që kanë udhëtuar jashtë vendit nuk përputhen.
Kjo lë dyshime për evazion fiskal.
Rreth 110 mijë teste COVID të të gjitha llojeve kanë hyrë në vend gjatë vitit 2021, sipas të dhënave të doganës. Po këtë vit, ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se ka bërë 1,2 milion testime, pra rreth 10 herë më shumë
Vetëm privatët kanë deklaruar 257 mijë teste të bëra në laboratorët e tyre.
Numri i vërtetë i tamponëve PCR dhe të shpejtë që janë kryer mendohet se është shumë më i madh.
Për një pjesë konsiderueshme të vitit 2021, udhëtimi në Greqi, Itali, Austri, Hollandë, Suedi dhe Arabi Saudite kërkonte testime COVID. Vetëm në nëntor-dhjetori të atij viti, kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë drejt këtyre shteteve me tampon negativ të detyrueshëm, 314 mijë persona, 58 mijë më shumë sesa numri i tamponëve të deklaruar nga privatët për të gjithë vitin.
Importues të testeve të çdo lloji, sipas të dhënave të doganës janë minsitria e Shëndetësisë Medi Pharma Intermed, Pegasus dhe Evita.
Doganat sqarojnë se duke qenë se testet nuk kanë një kod të përcaktuar, mbetet e paqartë sasia e saktë e importuar.
Mospërputhja e të dhënave të zhdoganimit me testet e bëra, nxit dyshimet dyshimet se mund të ketë evazion fiskal, duke fshehur numrin e testeve të importuara dhe numrin e testimeve të zhvilluara./ Euronews