Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim gjatë një ceremonie ku u nënshkrua një memorandum mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Michigan State University vlerësoi popullin shqiptar për gatishmërinë që tregoi për të pritur afganët. Më tej Yuri Kim u shpreh se refugjatët nga Afganistani të vazhdojnë studimet në SHBA, njësoj sikur i vazhduan në Tiranë.
“Të gjithë kemi parë të tmerruar se si shpërtheu dhuna në Afganistan. 12 studiues afganë u detyruan të largoheshin papritur nga atdheu i tyre. Shqiptarët udhëhoqën botën në hapjen e vendit të tyre për sa më shumë afganë të ishte e mundur duke na treguar të gjithëve ne se çfarë do të thotë të jesh një popull i nderuar, çfarë do të thotë të jesh dashamirës. Nuk kam për ta harruar kurrë mikpritjen dhe humanizmin që populli shqiptar tregoi në ato ditë. Këtë nuk kanë për ta ndihmuar as njerëzit që ndihmuat. Ky është një vlerësim për popullin shqiptar. Është meritë e gjithë popullit.
Ajo që qeveria juaj bëri në emër të vendit tuaj nuk është diçka që u bë për shkak të llogaritjeve apo politike, por u bë për shkak të karakterit shqiptar. Ju e bëtë se kjo është ajo që jeni dhe bota ju ka parë me admirim dhe duhet të ndjekim shembullin tuaj. Populli shqiptar po dëshmon lidershipin e tij në nivel global tek drejton përgjigjen globale për dënimin e pushtimit rus të Ukrainës, nga Këshilli i Sigurimit, ose përpjekjet brenda NATO-s, OSBE-së, marrëdhënieve dypalëshe ndaj këtyre akteve të tmerrshme. Fal
Sot jemi për të siguruar që ata që kanë ardhur nga Afganistani do të vazhdojnë studimet e tyre në SHBA njësoj sikur i vazhduan në Tiranë dhe për të siguruar që studiuesit në Shqipëri dhe Amerikë të kenë mundësi të punojnë së bashku më afër dhe të ndajnë me njëri tjetrin pikët e tyre të forta. Ne punojmë së bashku drejt një qëllimi të përbashkët që t’i përgjigjemi situatave të vështira”, u shpreh Kim.