Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar qytetarët shqiptarë për protestën e sotme. Në një njoftim, ambasada këshillon qytetarët që të shmangin çdo lloj tubimi. Në njoftimin e bërë publik, ambasada kërkon nga qytetarët që të monitorojnë mediat lokale dhe të marrin informacionet e nevojshme për të ndjekur dhe zbatuar udhëzimet e ligjit.
“Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të shpërndahen në pjesë të tjera të qytetit. Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë.“