-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tepër sekret, por emri zbulohet, belgët sjellin vrasësin e elbasanasit në zarf

Kryesoret

“Autoritetet belge kanë një person të dyshuar për vrasjen e shtetasit Ardit Spahiu në Nëntor të 2020 në Bruksel. Me anë të letërporosisë së dërguar në fillim të muajit Mars, ata kanë kërkuar marrjen e tij në pyetje, si dhe kontrollin e të gjitha banesave në pronësi të shtetasve të identifikuar me inicialet F.M. dhe O.V”.

Banesat e identifikuara në pronësi të këtyre personave ndodhen në Tiranë. Në letërporosinë e konsideruar tepër sekrete, kërkohet që në kryerjen e veprimeve hetimore të marrin pjesë dy hetues dhe një gjyqtar belg. Ata pritet të jenë të pranishëm në vendin tonë.

Më tej, belgët kërkojnë marrjen në pyetje të dy personave të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve për ngjarjen e rëndë regjistruar në Belgjikë.

Kjo është letërporsia e dytë e dërguar për këtë vrasje, e para e mbërritur në Maj të 2021 kishte synim pyetjen e njerëzve më të afërt të viktimës për të kuptuar nëse ata kishin persona të dyshuar.

Mes të pyeturve në Maj ishte edhe shtetasi Erjon Alibej aktualisht i arrestuar si organizator i dy vrasjeve në Elbasan, ai është kunat i Spahiut. 38-vjeçari u vra në Bruksel në fund të Nëntorit të vitit 2020 dhe hetuesit besojnë se ngjarja është pasojë e përplasjes së grupeve kriminale.Tv Klan

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit