Bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë “mund të zgjasin disa javë”. Kështu deklaroi kryenegociatori i Kievit dhe këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podolyak, duke thënë se pozicionet e Moskës janë bërë më “adekuate”. Në të njëjtën kohë, megjithatë, negociatat për çështje kyçe si garancitë e sigurisë, tërheqja e trupave ruse dhe armëpushimi “mund të zgjasin më shumë”.