“Jeta në botën e presidentit rus Vladimir Putin ishte si të jetoje “Kumbarin”, tha Alexandra Tolstoy, ish-gruaja e oligarkut Sergei Pugachev, i cili konsiderohej “bankieri i Putinit”.
Alexandra përshkroi tetë vitet që kaloi me Pugachev në rrethin e ngushtë të presidentit rus. “Pasuri e çmendur, e pabesueshme dhe gjithashtu, një mungesë e plotë e moralit normal, njerëzor”.
Këshilltarët kryesorë të Putinit “të gjithë e urrejnë njëri-tjetrin” dhe qeveria është “e pamëshirshme”, shtoi ajo.
Pugachev dikur njihej si “bankieri i Putinit”, por u largua nga Kremlini në vitin 2011. Ai ishte me Tolstoin për tetë vjet dhe ka tre fëmijë.
Ai dikur kishte në pronësi dy kantiere detare, minierën më të madhe në botë dhe pronat e mëdha të paluajtshme në Rusi.
Sot rrugët janë ndarë. Kremlini thotë se Pugachev është një kriminel që vodhi qindra miliona dollarë kredi nga banka qendrore e Rusisë në vitin 2008.