Policia ka në dorë pamjet e momentit kur autori i maskuar me kapuç u vendos flakën tre makinave në qytetin e Laçit.
Makinat që u dogjën janë në pronësi të mësuesit të fizkulturës, Endrin Shehut 30-vjeç dhe babait të tij Paulin Shehut.
Në video duket momenti kur autori shkon në mesnatë me qetësi dhe bidonin e benzinës në dorë drejt makinave. Pasi i spërkat me benzinë u vendos zjarrin me shkrepëse dhe largohet me vrap.
Deri tani autori nuk është arrestuar. Ende nuk dihet shkaku i djegies së qëllimshme të tre makinave.