-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Millosheviçi masakroi shqiptarët, por Vuçiç e justifikon: Kishte presion

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka justifikuar krimet dhe gjenocidin e ish-shefit të tij, Sllobodan Millosheviç. Dhe për ironi këtë e bëri duke iu sugjeruar presidentit rus dhe atij ukrainas t’i shpëtojnë vendet e tyre nga lufta meqë për të paqja është e rëndësishme. Për më tepër, Vuçiç ia qau hallin Millosheviçit se në vitin 1999 po përjetonte presion të madh.

“Gjithnjë fajtorin e gjejmë te dikush tjetër dhe për një konflikt lufte, çfarëdo që të ndodhë, duhen gjithmonë dy [palë]. Më thuaj, Millosheviçi nuk është fajtor për Rambujenë. Ndoshta jo, presioni ishte i tmerrshëm. Por ai duhej të llogariste pasojat.

Të njëjtën gjë do t’i thosha sot Putinit dhe Zelenskyt. Le të jenë humbës dhe të humbasin zgjedhjet, por le ta shpëtojnë vendin”, tha Vuçiç. Vuçiç tha se edhe ai tani është nën presion për ta humbur “aleatin e vetëm të Serbisë në 15 vjetët e fundit”.

“Njerëzit duhet të dinë gjithçka, kjo është më e rëndësishme sesa të jesh ideologjikisht në njërën anë ose në tjetrën. Le të kujdesemi për veten njëherë. Nuk mund të them se në 10, 15 vitet e fundit, rusët kanë qenë kundër nesh.

Tani po na kërkoni të humbasim aleatin e vetëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kina është atje, por ka qenë gjithmonë e përmbajtur. Unë ju pyes tani, çfarë vendimi duhet të marrë Serbia?”, ka thënë presidenti serb.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit