-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pedagogu vendos në shënjestër oligarkët: Samir Mane, Kastrati, Salillari dhe Ulaj

Kryesoret

Protestuesit vendosën sot që të qëndrojnë 24 orë në sheshin përpara Kryeministrisë. Rezistenca do të vazhdojë, sipas tyre deri në uljen e çmimeve dhe kostove të jetesës.

Mes protestuesve që mori fjalën ishte pedagogu Arlind Qorri, i cili sulmoi disa nga biznesmenët, që i cilëson oligarkët që po i “pinë gjakun” popullit.  

“Kush do të paguajë për krizën; punëtorja e fasonerisë, apo trafikantët e drogës, pensionisti apo oligarkët e koncesioneve, studenti që detyrohet të punojë kamarier për 20 mijë lekë në muaj apo Edi Rama me ministrat e tij miliarderë, dyqanxhiu në prag falimentimi apo Samir Mane, Shefqet Kastrati, Salillari dhe Bashkim Ulaj?

Kush do të paguajë për krizën, mësuesja, infermierja, polici apo ata që na kanë vjedhur për 30 vite?” ishte një pjesë e fjalës së tij.

Kërkesat e protestuesve;

1. Heqje e taksës së qarkullimit dhe pezullim i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.

2. Pezullim i TVSH për produktet bazë të shportës.

3. Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes për fermerët.

4. Një paketë reale ndihme për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike për tejkalimin e krizës.

5. Hetim dhe mbikqyrje e koncensioneve dhe operatorëve ekonomikë që ndikojnë arbitrarisht në çmimet në treg veçanërisht në sektorin e hidrokarbureve

Këto propozime, këto masa, mbështeten në tri shtylla kryesore:

Ulje e barrës fiskale dhe hetim – Mbikqyrje për mirëfunksionim të tregut – Mbështetje për biznesin dhe shtresat në nevojë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit