Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca nga Kolonja u shpreh se Tirana i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.
“Kur arrita punën në Shqipëri ishte e nevojshme që Shqipëria të mbushte disa kërkesa, sundimin e ligjit, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar.
Shqipëria ka bërë përparime të duhura në 24 Mars 2020 kur këshilli mori vendimin e duhur të Shqipërisë. Vitin e shkuar në Qershor ishte Këshilli që vendosi që Shqipëria kishte plotësuar çdo kusht të kërkuar, këto nuk kishin ndodhur me pare.
Borell tha se është shumë e rëndësishme të çelen negociatat për Shqipërinë. Jam besimplotë se largohem në prag të çeljes se negociatave.
Reforma në drejtësi ka patur ecuri, tani flasim për konsolidimin e institucioneve. E njoh gjyqësorin për shkak të punës sime dhe këto gjëra kërkojnë kohë. Vetingu do vazhdojë, dy ditë me parë një gjyqtar tjetër erdhi në gjykata kushtetuese” tha ai.
A ka BE një plan konkret ndihmash për Shqipërinë në këtë kohë krize? “Jam plotësisht i vetëdijshëm për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburantit. Është e rëndësishme të mbrohen familjet në nevojë dhe bizneset e vogla.
Kjo vjen në sajë të luftës dhe jo në sajë të sanksioneve. BE do jetë afër Shqipërisë, siç ka qenë dy herët e fundit në pandemi e tërmet. Ndihma do të vazhdojë në qoftë se lufta do vazhdojë” tha ai.
I pyetur për situatën brenda PD-së, ai tha “unë nuk komentoj në zhvillimet e asnjë partie por jam i sigurte qe ai/ajo që do zërë vendin tim do bashkëpunojë me partitë politike që do mbështesin integrimin në BE”.