Prej orës 11:00 po zhvillohet protesta e dytë kombëtare përpara Kryeministrisë. Pasi shpalosën kërkesat drejtuar qeverisë, protestuesit deklaruan se do të qëndrojnë gjithë natën përpara selisë së Kryeministrisë.
“Kryeministri duhet të marrë edhe Lul Bravën dhe të shkojnë me pushime në Dubai. Edi Rama nuk është burrë. Të qëndrojmë gjithë natën këtu, derisa Shqipërisë t’i kthehet shpresa. Do të rrimë këtu 24 orë përpara Kryeministrisë pa lëvizur.” tha ajo.
Kërkesat e protestuesve
1. Heqje e taksës së qarkullimit dhe pezullim i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.
2. Pezullim i TVSH për produktet bazë të shportës.
3. Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes për fermerët.
4. Një paketë reale ndihme për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike për tejkalimin e krizës.
5. Hetim dhe mbikqyrje e koncensioneve dhe operatorëve ekonomikë që ndikojnë arbitrarisht në çmimet në treg veçanërisht në sektorin e hidrokarbureve
Këto propozime, këto masa, mbështeten në tri shtylla kryesore:
Ulje e barrës fiskale dhe hetim – Mbikqyrje për mirëfunksionim të tregut – Mbështetje për biznesin dhe shtresat në nevojë.