-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse i refuzoi rusët? Ish-drejtori “fundos” Berishën me takimin “top sekret”

Kryesoret

Ish-drejtori i “Albpetrol”-it, Pajtim Sula e ka nxjerrë zbuluar Sali Berishën. Në një koment në rrjetet sociale, ai shkruan se aferat e Berishës me rusët kanë ekzistuar dhe përfaqësuesit e “Gazprom” i ka pritur ai në zyrë me porosi të tij, por sipas tij ofertë e tyre ishte qesharake.

Që Berisha mbante kontakt me Gazpromin kjo është shume e saktë! Me porosi të Berishës, unë kam pritur në zyrë (Albpetrol) përfaqësuesit e Gazprom për privatizimin e Albpetrolit!

Bile dhanë dhe një ofertë qesharake zyrtarisht, pasi e kuptuan që nuk çanë dot, pasi amerikanet e dinin që Berisha po punonte me Rusët! Etj”! Kur kemi kryqëzim të tillë faktesh dhe deklaratash besoj se kjo do ta ndihmojë prokurorinë”, shkruan ish-drejtori i Albpetrol, Pajtim Sula.

Kursi i përplasjes me akuza mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe rusëve nisi ditën e enjte, kur lideri historik i së djathtës tha se refuzoi ofertat përrallore të Moskës duke zgjedhur projektin e gazsjellësit TAP që të kalonte në Shqipëri.

Ambasada e Rusisë në Tiranë iu përgjigj deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, ku u shpreh se Gazpromi rus i kishte ofruar ryshfet që ai të refuzonte projektin e TAP-it kur ishte në krye të qeverisë. Ambasada ngriti dyshime të forta se Sali Berisha ka kërkuar një “shumë përrallore” nga Rusia, që të refuzonte projektin e gazit.

Replikat vazhduan dhe dje Sali Berisha publikoi mesazhin, sipas tij, nga Presidenti i Gazprom në 2011, duke i kërkuar të hiqte dorë nga projekti i TAP. Sipas Berishës, ata i ofruan: “Në rast se unë do të hiqja dore nga projekti i TAP-it dhe të mbështesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqipërinë dhe kalonte ne trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe që furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte: ndërtimin e një gazsjellësi Igumenicë-Vlorë me mundësi shtrirje edhe deri në Shkodër. Investimin prej 4.1 miliardë dollarë në termocentrale të mëdha gazi në Seman. Këto do vendoseshin në një takim që do zhvillohej midis meje dhe presidentit të Gaspromit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit