-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama pas denoncimit të Braçes: Do të kontrollojmë çmimet e inputeve bujqësore

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se pas karburanteve dhe ushqimeve bazë do të nisë kontrolli edhe për çmimet e inputeve bujqësore.

Ai u shpreh se ajo që mund të bëjë qeveria është të monitorojë dhe të bëjë transpararencë lidhur me çmimet

“Sot janar-shkurt i këtij viti me këtë efekt brenda kemi 14 % plus eksporte krahasuar me një vit më parë. Nëse qeveria e vendos çmime siç i pëlqen populli për një muaj falimenton çdo gjë këtu. Si do të ndodhte sikur të vendosej urdhër sikur ju grurin që prodhoni ta shisni më pak, çfarë do ndodhte? Do të falimentonit. Por nga ana tjetër qeveria ka të drejtën të bëjë transparencë dhe të monitorojë çmimet për karburantin dhe çmimet bazë. Por e gjithë kjo njerëzit duhet ta kenë të qartë se nëse rritja ndodh në të gjithë botën , nuk ka qeveri që e frenon…Shikoni çfarë ndodh në shumë vende të botës…”, tha Rama.

Më herët Ish-zv/ kryeministri Erjon Braçe u shpreh: “Kemi 3 probleme të mëdha në bujqësi; çmimet e rritura deri në 3 herë të inputeve bujqësore, ndryshimet klimës me impakt të fortë në ciklet e prodhimit, nevojën për ujë jashtë sezoneve normale dhe burimet ujore dhe shkretëzimi i tokave nga përdorimi masiv i puseve nëntokësore veçanërisht afër brigjeve detare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit