-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali në shëndetësi, Shehu: Dy rrugë të jep rilindja, paguaj ose vdis

Kryesoret

Ish-ministri i Shëndetësisë, aktualisht deputet i rreshtuar në krahun e Sali Berishës, Tritan Shehu ka reaguar pas skandalit që ka përfshirë ministrinë e Shëndetësisë pas urdhrit të lëshuar ku ndalon analizat dhe operacionet për shkak se është arritur shifra e vendosur në bazë të marrëveshjes me koncesionarin.

“Shendetesia e Rilindjes: ose paguaj ose vdis!

Sot nje urdher ministerial ndalon per qytetaret analizat ne laboratoret publike, edhe ato te kerkuara nga mjeku i familjes se… kane mbaruar fondet.

Muajin e kaluar me nje urdher te tille u ndaluan per reth 10 dite analizat laboratorike te pacienteve te shtruar ne spitale, se….kishin mbaruar fondet.

Kur per PPP e laboratoreve harxhohen me dhjetra miliona E ne vit, shume me shume se sa do te duheshin per zhvillimin normal te sistemit tone laboratorik publik.

Sic e kemi paralajmeruar, PPP-te e laboratoreve kane deshtuar, me pasoje demtimin e shendetit, rrezikimin e jetes dhe zbrazjen xhepave te qyterateve.

I kam theksuar qe ne zanafille pasojat e renda mbi qytetaret:

–Te ketyre PPP-ve, qe krijojne monopol kombetar privat te paguar nga shteti, me largim te sherbimit nga qytetaret, kosto financiare, korrupsion, bllokim te politikave shendetesore.

— Te kesaj PPP-je te laboratoreve edhe per thermimin e unitetit te spitalit, deri me humbjen e rolit didaktik, shkencor e rrezatues dhe per Qendrat universitare.

Keshtu aktualisht per pacientet ngelin dy alternativa:

1-Te mos bejne analizat e kerkuara ne spital, apo nga mjeku i familjes, pra ta paguajne me shendet e pse jo edhe me jete kete.

2-Ose te paguajne nga xhepi per te realizuar analizat te privati.

Nje politike korruptive e cinike kjo ndaj sistemit tone shendetesor, pacienteve e qytetareve, qe synon te shkaterroje sistemin publik, duke i drejtuar pacientet tek privati…por me shpenzimet e tyre.

Pra po aplikohet parimi tragjik: ose paguaj ose vdis!

Parim kriminal ky i aplikuar tek ne, edhe per paciente me patologji te urgjences, pra per jete a vdekje, si aksidentet vaskulare cerebrale, te cilet jane te detyruar ose te shkoje te privati duke paguar dhjetra mijra E, ose kjo Qeveri u thote:

Vdis!

Nderkaq per kujtese- dhjetra miliona E te tjera vazhdojne te paguhen per ate tjeter PPP, te atij Check up-i abuziv, me shpenzimet e te cilit do te kishim rinovuar te gjithe sistemin paresor.

Keshtu qytetareve, qe kane paguar taksat e kontributet shendetesore, u duhet perseri te paguajne per shendetin e tyre tek privati, ndryshe kjo Qeveri mund t’i dergoje ne:

Varr” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit