Përpjekja e forcave të armatosura ruse për të rrethuar Kievin, duke ruajtur kontrollin e dy rrugëve kryesore që të çojnë në kryeqytet në bregun e djathtë dhe të majtë të lumit Dnipro, u ndal. Kjo është raportuar nga Oleksandr Hruzevych, zëvendës shefi i shtabit të ushtrisë ukrainase, i cituar nga CNN.
‘Deri më sot, armiku është ndalur në një distancë prej gati 70 kilometrash nga bregu i djathtë i lumit Dnipro, i cili ndan Kievin në dy anë, tha Hruzevych. Për më tepër, edhe “në bregun e majtë avancimi është ndalur. Armiku po gjuan me cinizëm ndaj strukturave tona infrastrukturore”, por “rrugët kryesore të sulmit janë të bllokuara”.