Dita e sotme ishte tragjike. Dy minatorë humbën jetën në galerinë e kromit në fshatin Lajthizë të Tropojës. Viktima janë 41-vjeçari Adil Dautaj, banues në Tropojë dhe 43-vjeçari Afrim Zhutaj nga Kepeneku.

Ngjarja ndodhi në orën 11:55, teksa 6 minatorët kanë qenë duke punuar brenda. Zhutaj ishte baba i 3 fëmijëve, ndërsa Dauti ka 2 fëmijë.
Katër prej minatorëve arritën që të dalin me shpejtësi duke shpëtuar, ndërsa dy të tjerët ndërruan jetë.